Showbiz
Pas intervistes se Teas ne Perputhen, irritohet Bearti: Me shiti per 3.99 €, po luan prap viktimen!
6 Prill, 2021 | 10:23 am

Tea Trifoni është rikthyer në qendër të vëmendjes me lëvizjen e fundit. Ajo ka rrëfyer historinë e ndarjes së saj nga Bearti në platformën më të re me pagesë të aplikacionit “Përputhen”, aktivizimi i të cilit bëhet kundrejt një pagese prej katër eurove.
E duket se Bearti e ka përcjellë prononcimin e Teas i cili nuk i ka pëlqyer aspak. Ai duket se është detyruar të dalë nga natyra e tij e heshtur dhe aspak polemizuese për të dhënë përgjigjen e tij. Përmes Instagramit, ai mes tjerash është shprehur i zhgënjyer që Tea e ka “shitur për 3.99 euro”.
“Pershendetje miq, sapo e degjova rrefimin ekskluziv te Tea Trifonit. Nuk e prita qe me sher per 3.99 euro. Por meqe deshe me e be publike cdo histori ka dy ane. Faji gjithmone mbetet jetim. Tash as une nuk do te qendroj me i heshtur do te tregoj pjesen time. Nuk i dua dramat e nuk dua qe njerezit te hyne ne privatesine time jo se nuk kam ca me fol. Meqenese Tel luan prap viktimin edhe me mua tani eshte radha ime te tregoje se nuk eshte ashtu. Se me ka akuzuar per gjera qe nuk jane aspak te vogla publikishit nuk po me le zgjidhje tjeter e sigurisht edhe une do mbroj veten”.- ka thene ai.














































