Showbiz
Nga kepucet e larta ne tuta dhe atlete: VIP-at shqiptar qe guxuan ne skene
17 Tetor, 2020 | 11:20 am

Jemi mesuar qe neper koncerte te shihnim kengetare me veshje te ekzagjeruara dhe me kepuce nga me te cuditshmet. Ose sic i quan populli kepucet e larta “sikur kane hipur ne pallat”. Dhe te gjithe beheshin kurioze si mund te kercenin mbi to duke qene se vajzat e dine mire sa te sikletshme jane.
Por duket se ky nuk eshte me nje trend. Te dalesh me atlete ne skene tani dukesh shume cool. Dafina Zeqiri, Dhurata Dora, Elvana Gjata, Tayna kane qene disa prej vajzave qe zgjodhen te vishnin atlete ne performancat e tyre.
Elvana Gjata mund te themi se ka qene e para qe veshi atlete ne skene, sigurisht e frymezuar nga kengetaret nderkombetare.
Pervec komoditetit ato i kane kombinuar edhe me tuta, duke nxjerre nje trend te ri: Per jete nate mund te dalesh edhe me atlete e tuta jo vetem me fustane pas trupi e kepuce super te larta!













































