Kryefjala Logo

44 vjecari i jep fund jetes, hidhet nga kati i 7 ne Tirane

28 Prill, 2021 | 1:42 pm

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, kur një 44-vjeçar është hedhur nga kati i 7-të dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Sipas informacioneve, shtetasi E.K është hedhur nga pallati në rrugën Gramoz Pashko tek Vilat Gjermane.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=269&loc=https%3A%2F%2Fnews 31.com%2Fe rende 44 vjecari ne tirane hidhet nga kati i 7 te i jep fund jetes%2F&referer=https%3A%2F%2Finstagram

Mësohet se 44-vjeçari, kishte një vit që kishte dalë nga burgu dhe nuk dihet ende se çfarë e ka çuar në këtë akt ekstrem. Newsbomb ka siguruar edhe një foto nga pallati ku ndodhi ngjarja tragjike.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 28.04.2021, rreth orës 10:50, në rrugën “Gramoz Pashko”, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banonte, shtetasi E. K., 44 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor.
/News31

Të ngjashme