Showbiz
Flet për herë të parë ish konkurrentja e Love Story: Kam hatërmbetje me Robert Aliaj, u tall me mua!
27 Nëntor, 2020 | 10:19 am

Klea Shkurti është ish konkurrentja e spektaklit të dashurisë “Love Story” në Tv Klan. Pas eleminimit nga Saimiri ajo tërhoqi vëmendjen prej reagimit në skenë.
Klea nuk i mbajti dot lotët dhe më pas bëri një reagim në Insta Story ku tregonte se çdo gjë sapo kishte filluar.
Në një intervistë për “Daily Love Story”, ajo ka treguar se mendoi se ju bë një e padrejtë, sepse produksioni mund të kishte ndikuar në vendimin e Saimirit.
“Isha shumë e përlotur, dëgjoja vetëm rrahjet e zemrës dhe nuk e kisha mendjen në asnjë vend tjetër pasi në asnjë moment nuk e mendoja eliminimin tim që ishte atë natë. Unë gjatë gjithë kohës kam menduar se ishte ndikimi i produksionit, por pas takimit që bëra me Verën ajo më tha që ka qenë vetëm mendimi i Saimirit. Unë isha te pesëshja e tij e preferuar dhe nuk e di pse e ka marrë këtë vendim dhe akoma nuk e kam pyetur”, tha Klea.
Ajo ka shtuar se ka një hatërmbetje me opinionistin e spektaklit, Robert Aliaj, pasi ky i fundit e ka tallur kur po qante. Klea tha se Roberti e ka ftuar për kafe, por ajo nuk ka pranuar.
“Nuk kisha guxim as të flisja. Kur ika në shtëpi mendoja sikur t’i kisha thënë këtë apo atë, por në ato momente nuk mund të thoja asgjë se isha e tensionuar. Kisha fjalë për të gjithë, si për Robertin që bëri atë ironinë.
Ai më shkruajti dhe më ftoi për kafe por unë nuk e pranova pasi në momentin që një person të injoron ose të imiton me atë sjellje, i thashë se t’i bën më mirë për aktor se sa në këtë rol ku të kanë vendosur.
Por që, bota është e rrumbullakët. Përgjigja e tij ishte për ta kaluar pak me shaka, por që nuk kam koment për këtë. Nuk e di. Meritonte fjalë dhe gjest tjetër nga unë pasi unë të flisja të fikej mikrofoni, por që në ato momente isha shumë e hutuar”, u shpreh ish-konkurrentja e Love Story.
Burimi Iconstyle












































