Kryefjala Logo

Pas finales te Eurovizion, flet Anxhela Peristeri: Une e di se kush jam…

23 Maj, 2021 | 11:48 am

Italia fitoi dje Eurovisionin pas 31 vitesh me këngën rock “Zitti e Buoni” nga grupi “Maneskin”. Ndërkohë, Shqipëria e përfaqësuar nga Anxhela Peristeri me këngën “Karma” mori vetëm 57 pikë të cilat e rendisin atë në vendin e 21-të.

Pas kesaj Anxhela ka bere nje postim ne Instagram ku shkruan:

“Ju falenderoj nga thellësia e zemrës për çdo mesazh që më keni dërguar dhe për çdo cent që keni harxhuar për të votuar Shqipërinë. Ju jam shumë mirënjohëse dhe sinqerisht është ndjesia më e bukur që kam përjetuar gjatë gjithë karrierës sime.

Për të gjithë ju që më shkruani të mos mërzitem se është çdo gjë politike ju siguroj që nuk jam mërzitur fare! E shijova shumë natën e mbrëmshme dhe rezultati nuk është se më ndikoi. Unë e di se kush jam, me çfarë po paraqitem dhe çfarë meritoj dhe atë që më shumë doja e mora pa kursim, dashurinë tuaj”- ka thene Anxhela.

D96D29CE 5761 4685 BD08 6B9948D437AA

Të ngjashme