Kryefjala Logo

UNICEF. Rreziku nga qumeshti pluhur. Qumeshti i nenes ul vdekshnerine te femijet

19 Mars, 2021 | 11:11 pm

68A8250B 246B 4F3D 9E18 EA8260335F6FUshqyerja me qumësht gjiri ul vdekshmërinë te fëmijët dhe mundësinë për t’u prekur nga kanceri i gjirit dhe ai cervikal te nënat

Një seri studimesh të publikuara nga revista mjekësore “The Lancet” ofron prova të qarta se ushqyerja me qumësht gjiri mund të shpëtojë rreth 820,000 fëmijë në vit, ku 9 nga 10 fëmijë, janë foshnja nën 6 muaj.
Shtimi i ushqyerjes me qumësht gjiri mund të parandalojë të paktën gjysmën e rasteve me diarre, dhe 1/3 e rasteve me infeksion në aparatin e frymëmarrjes – të cilat janë dy nga shkaqet kryesore të vdekjeve të fëmijëve nën moshën 5 vjeç.
Studimet e publikuara nga “The Lancet” nxjerrin në pah faktin se rreziku për t’u prekur nga forma të rënda të kancerit të gjirit zvogëlohet me rreth 6% në vit te nënat të cilat ushqejnë foshnjat e tyre me qumësht gjiri. Aktualisht, ushqyerja me qumësht gjiri parandalon të paktën rreth 20,000 raste vdekjeje në vit nga kanceri i gjirit, shifër kjo që mund të dyfishohet nëse do të përmirësohen praktikat e ushqyerjes me qumësht gjiri. Zgjatja e periudhës së ushqyerjes me qumësht gjiri lidhet me një rënie të rrezikut për t’u prekur nga kanceri cervikal.
“Mbështetja e praktikave të ushqyerjes me qumësht gjiri kanë një ndikim domethënës në shëndetin e nënave dhe fëmijëve si edhe në ekonominë e vendeve të pasura dhe të varfra,” deklaroi përfaqesuesi i UNICEF-it për Ushqyerjen Werner Schultink. “Këto studime ofrojnë prova të qarta se ushqyerja me qumësht gjiri është në themel të rritjes së shëndetshme të fëmijëve dhe zhvillimit të tyre, si edhe kontribuon në një të ardhme të shëndetshme dhe të qëndrueshme për ta,” shtoi Schultnik.
Sipas UNICEF-it, studimet e “The Lancet” konfirmojnë edhe njëherë përfitimet nga ushqyerja me qumësht gjiri për gratë dhe fëmijët në vendet me të ardhura të ulëta, të mesme, dhe të larta.
Ushqyerja me qumësht gjiri ul vdekshmërinë në vendet me të ardhura të larta. Për më tepër, ushqyerja me qumësht gjiri është e lidhur me një rënie prej 36% në numrin e vdekjeve të papritura të foshnjave dhe me rreth 60% në rënien e numrit të fëmijëve të prekur nga sëmundjet më të shpeshta në aparatin tretës. Një fëmijë i cili ushqehet për një kohë të gjatë me qumësht gjiri ka më pak mundësi për të qenë mbipeshë në faza të mëvonshme në jetë.
Studimet e “The Lancet” hodhën dritë gjithashtu edhe mbi pasojat e mundshme ekonomike që vijnë si rezultat i mos ushqyerjes me qumësht gjiri, të cilat shkojnë deri në 302 miliardë dollarë në vit. Vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme humbasin rreth 70 miliardë dollarë në vit për shkak të mos ushqyerjes së fëmijëve me qumësht gjiri, ndërsa vendet me të ardhura të larta humbasin rreth 230 miliardë dollarë në vit për shkak të nivelit të ulët me qumësht gjiri.
Sipas UNICEF-it, përfitimet e shumta përsa i përket shëndetit të nënave dhe fëmijëve, si edhe përfitimet e mundshme ekonomike, duhet t’i shtyjnë qeveritë të mbështesin politika dhe programe për të promovuar dhe mbështetur ushqyerjen e fëmijëve me qumësht gjiri nga nënat.
Ushqyerja e fëmijëve me qumësht gjiri është tepër e domosdoshme për nënat të cilat punojnë. Kthimi i nënave në punë menjëherë pas lindjes, ul mundësitë që një nënë të jetë në gjendje të ushqejë fëmijën me qumësht gjiri. Në rreth 60% të vendeve në botë, kohëzgjatja e lejes së lindjes nuk plotëson as minimumin e rekomanduar nga ILO (Organizata Botërorë e Punës) me 14 javë leje të paguar. Kur nënat që sapo kanë lindur kthehen në punë, mjedisi i punës nuk u mundëson atyre kushtet e përshtatshme për të ushqyer fëmijët me qumësht gjiri apo kushtet për të nxjerrë qumësht gjiri, që ato të mund t’ua japin fëmijëve më vonë.
Përfaqesuesi  i UNICEF-it për Ushqyerjen Werner Schultink, theksoi se rezultatet e studimeve të publikuara nga “The Lancet” tregojnë se përmirësimi i sasisë së ushqyerjes me qumësht gjiri është një shtysë themelore për realizmin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, veçanërisht atyre objektivave të cilat kanë të bëjnë me shëndetin, mbijetesën e fëmijëve, dhe arsimimin.
“Ushqyerja me qumësht gjiri, është mënyra më natyrale, me më pak kosto, dhe më e shëndetshme për të gjithë fëmijët, në vendet e varfra apo të pasura, në mënyrë që fëmijët të kenë një fillim të shëndetshëm në jetë. Ushqyerja me qumësht gjiri sjell vetëm përfitime, prandaj duhet të jetë një prioritet për të gjithë,” deklaroi Schultnik.
Në Shqipëri, sipas sondazheve të mbështetur nga UNICEF, vetëm 39 për qind e fëmijëve 0-6 muajsh ushqehen me ekskluzivisht me gji, rreth 30 për qind e vdekjeve të fëmijëve mund t’i atribuohet kequshqyerjes dhe 18 per qind ushqyerja me gji optimale. Përveç kësaj, ushqyerja me gji optimale mund të shkaktojë një humbje ekonomike prej 4,8 milion USD / vit.
Në Shqipëri, UNICEF ka qënë një partner i përhershëm i Ministrisë së Shëndetësisë, në mbështetje të mbrojtjes dhe promovimit të të ushqyerit me gji, nëpërmjet mbështetjes dhe zgjerimit  të nismës “Spitali Mik i Fëmijëve”, duke përfshirë këtu inciativa komunitare miqësore ndaj fëmijes si dhe zhvillimin e një baze legjislative, për mbrojtjen dhe promovimin e ushqyerjes me gji.
UNICEF e ka mirëpritur vendimin e fundit të Këshillit të Ministrave, mbi masat për të siguruar shëndetin e grave shtatzëna dhe nënave me fëmijë të vegjël, duke krijuar kohë pushimi gjatë orarit të punës për nënat me fëmijë nën 1 vit.

UNICEF mbështet  Ministrinë e Shëndetësisë dhe Inspektoratin Shtetëror të Shëndetësisë, për iniciativën e tyre për të forcuar ligjin shqiptar për mbrojtjen dhe promovimin e të ushqyerit me gji dhe për forcimin e zbatimit dhe mekanizmave të monitorimit.

Të ngjashme