Lajme
UEFA dënon Shqipërinë për ndeshjen me Poloninë…
21 Shtator, 2023 | 11:13 am
UEFA ka gjobitur me 30 mijë euro Federatën Shqiptare të Futbollit për ndezje dhe hedhje të fishkezjarreve në ndeshjen me Poloninë. Por ajo çka rëndon më shumë është kërcënimi me mbylljen e tribunave veriore dhe jugore pas portave, nëse ky rast përsëritet në dy vitet e ardhshme.
Po për të njëjtën ndeshje ka edhe një gjobë tjetër prej 14 mijë eurosh këtë herë për bllokimin e rrugëve publike. Me 20 mijë euro është gjobitur gjithashtu edhe federata polake për fishekzjarret që hodhën tifozët e tyre dhe dëmtimet e shkaktuara në stadiumin “Air Albania”.