Kryefjala Logo

Tension në emisionin sportiv mes Rudi Vatës dhe Andi Matraxhiut: “Bëhu gati e zgjidhim si të duash”

11 Tetor, 2021 | 10:39 am

Kombëtarja mbetet një çështje e nxehtë. I ftuar në Syri TV në Fair Play është menaxheri Andi Matraxhiu, ndërsa në një lidhje paralele me emisionin është edhe një nga më të mëdhenjtë në futbollin shqiptar, Rudi Vata.  Ky i fundit i njohur si kritik i fortë i Kombëtares pati një debat me Matraxhiun, sakaq situata përpak sa nuk eskaloi.

Gjithsesi, ndërhyrja e moderatores Enkeleida Zeko qetësoi gjithçka.

Debati:

Vata– Unë po flas me emër e me figurë.

Matraxhiu– Kam shumë respekt për ty. Unë po çuditem me ty që po më sulmon, pasi të njoh edhe personalisht. Nëse do, e zgjidhim ku të duash.

Vata– Bëhu gati ta zgjidhim si të duash.

Matraxhiu– Kushedi ç’të duket vetja pasi ke qënë kapiten. Tani bën sikur kush je.

Të ngjashme