Kryefjala Logo

Ditë e trishtë për futbollin shqiptar, ndahet nga jeta lojtari emblemë

2 Shtator, 2021 | 1:11 pm

Ndërron jetë legjenda e futbollit gjirokastrit, emblema e klubit të Luftëtarit në vitet ’80, Mustafa Hysi.

Mustafa Hysi ka trajnuar ndër vite ekipin e Luftëtarit duke e ngjitur në Superiore e duke shpallur kampion në Kategorinë e Parë. Ka mbajtur gjithashtu detyrën si administrator i klubit duke mos u shkëputur në asnjë moment nga aroma e barit të tapetit në Stadiumin e Gjirokastrës.

Si një ndër figurat që shkruajti historinë në fushën e blertë, futbolli shqiptar humbi sot një legjendë të përjetësuar të portës.

download 5

Të ngjashme