Kryefjala Logo

Reperi shqiptar bëhet baba për herë të parë. Në sajë të fotos zbuluam gjininë e bebit…

24 Nëntor, 2022 | 12:23 pm

S4MM është bërë baba. Lajmin e ka bërë me dije vetë reperi nga Tetova përmes një fotografie që ka postuar në Instagram. Reperi i cili ka kohë që nuk ka sjellë projekte të reja muzikore, nuk ka zbuluar as datën e ardhjes në jetë të fëmijës së tij, por në të njëjtën kohë as gjininë e bebes së tij të parë.

Megjithatë në sajë të fotografisë që ai ka postuar ku shihet teksa mban dorën e foshnjës, u zbulua edhe gjinia pasi vërehet dukshëm detaji i ngjyrës rozë. Mesa duket ai është bërë baba i një vajze, por emrin e të voglës nuk na i ka zbuluar akoma.

284DEEC0 97A7 4643 AEC0 EE58BC698317

Të ngjashme