Kryefjala Logo

Në një film me Eglën? Flet Julia Ilirjani

18 Prill, 2024 | 3:08 pm

E ftuar dje në “Pardon My French”, me Jonida Alickollin dhe Arbër Cepanin, aktorja e njohur Julia Ilirjani ka folur me detaje në lidhje me projektet që ka në plan, eksperiencën në “Big Brother VIP 3”, të bijën dhe shumëcka tjetër, duke zbuluar edhe disa surpriza.

Megjithatë, duke e nisur nga aventura në “BBVIP3”, Julia, e cila duhet thënë “fitoi” mjaft vlerësime nga publiku, u shpreh:

“Kam ndjekur nga rrjete sociale “BBV3” që pas daljes. Nga ajo që kam parë, unë isha mikeshë për aq miqësi sa mund të bësh në atë shtëpi… Por duke qenë së isha më afër Jetmirit, Françeskës, Meritonit, Julit, Romeos… Me Ilnisën jemi takuar vetëm një herë sepse unë jam nëpër xhirime, ajo është në gjërat e saj dhe nuk kam pasur kohë të takoj, vetëm çfarë kemi folur në rrjete sociale. Unë do vendosem në Tiranë, nuk do iki në Amerikë… Ilnisa tani është në ethet e dashurisë, po ndjek të dashurin…”

Ndërkohë, e pyetur nëse do luante në një film me Egla Cenon, me të cilën kanë pasur jo pak përplasje në reality show, e megjithatë i përkasin të njejtit profesion, aktorja tha:

“Duke i lënë mënjanë të gjitha, unë mendoj dhe shpresoj shumë që Egla mos të jetë në jetën reale ajo që është në “BBV3”. Nëse është si aty do më vijë shumë keq që intelekti i saj e çon drejt një rrugë që e bën asociale dhe është e dëmshme për profesionin që ne bëjmë. Në film edhe sikur Egla të jetë si në shtëpi, unë do ta pranoja. Në teatër do ta mendoja më gjatë se teatri është më i gjatë, harxhojmë më shumë kohë me njëri-tjetrin. Në film skenat janë të veçuara…

(Eglën) Si shoqe? Po, do ta kisha pirë një kafe me Eglën ta njihja, ta kuptoja. Është një grua inteligjente, por nuk e di pse sillet kështu. Këtë do doja të kuptoja…

Të ngjashme