Kryefjala Logo

Lumbardhi flet për herë të parë rreth lajmeve se është ndarë nga Kaderi

6 Maj, 2024 | 12:55 pm

Jo shumë ditë më parë u fol në media se lidhja mes fituesit të edicionit të tretë të “Big Brother Vip Kosova”, Lumbardh Saliu dhe Kaderit kishte përfunduar. Për këtë ka folur së fundmi Lumbardhi, mirëpo nuk tregoi as nëse janë ndarë apo janë bashkë.

Në një intervistë për ‘Kanal 10’ tek emisioni ‘Distric’ fituesi i ‘BBVK’ foli për lidhjen, duke pranuar se janë hequr nga Instagram-i.
Ai mes rreshtave u shpreh se: “Nëse jena largu nga ‘Instagrami’ nuk do të thotë që jemi ndarë, e respektoj privatësinë e Kaderit dhe e vlerësoj shume”.
“Brenda në shtëpi isha shprehur se nuk martohem pa 100 vetura, edhe unë jam duke i siguru edhe në rent a car”.

Pra si përfundim, nuk dihet ende në Lumbardhi dhe Kaderi janë ndarë. Mbase e gjitha është show për vëmendje… mbetet të presim reagimin e Kaderit.

Të ngjashme