Kryefjala Logo

Krahasimi me Einxhelin e bëri Bora Zemanin të merrte vendimin e habitshëm

6 Prill, 2022 | 5:26 pm

Një foto që ka postuar Bora Zemani ka bërë që njerëzit të flasin.
Dhe jo,nuk ka të bëjë me Donaldin!

Në foton e saj të fundit,pothuajse të gjithë komentuesit bien në një mëndje se moderatorja ngjan shumë me Einxhel Shkirën.

Ndoshta kapelja,ndoshta fakti se shfaqet pa tualet,pak edhe pozicioni në foto ka bërë që komente të tipit:”Mendova se ishte Einxhel” të marrin qindra like-s.

Mesa duket nuk i ka pëlqyer Borës ky krahasim sepse pak orë më vonë ka fshirë postimin nga faqja e saj personale Instagram.

Kujtojmë se Einxheli krijoi miqësi me Trixën brenda shtëpise dhe e ka edhe jashtë.Të jetë kjo arsyeja ?

Mos ndoshta nga debati i famshëm me Donaldin,u prek edhe Bora?

Apo mos ndoshta zërat se mes vajzave gjërat nuk shkonin mirë që në kohën kur Einxhel zuri vendin e moderatores tek “Treshat”

Atëherë u përfol shumë se arsyeja kryesore pse binjakët ndërprenë marrëdhënien me Einxhelin ishte xhelozia e Borës ndaj Donaldit.

Cilado prej tyre qoftë arsyeja,ose ndonjë tjetër që ne nuk dimë,diçka është e sigurt..Borës nuk i pëlqeu krahasimi me Einxhelin.

14B3E090 599B 468F 95EF 7AC547E79A13

Të ngjashme