Kryefjala Logo

Këngëtarja shqiptare e pëson përsëri, paditet për herë të dytë

23 Qershor, 2022 | 12:06 pm

Robert Barbera akuzon Dua Lipa për shkelje të të drejtave të autorit. Fotografi Barbera pretendon se këngëtarja e “Levitating” ka shkelur të drejtat e autorit pasi postoi në rrjetet e saj sociale fotot që ai i bëri në korrik të vitit 2018.

06505552 DA36 486C 9F62 2A6212AFDF59

Kjo është hera e dytë që Dua Lipa paditet për postimin e fotove paparac në Instagram, sipas dokumenteve gjyqësore të depozituara në Gjykatën e Qarkut të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Pa leje ose autorizim nga paditësi, e pandehura zgjodhi, kopjoi, ruajti dhe shfaqi vullnetarisht secilën nga fotografitë e mbrojtura nga e drejta e autorit të paditësit,” thuhet në ankesën e depozituar nga avokati Craig Sanders.

Epo Dua duhet të vësh mend!

Të ngjashme