Showbiz
Habit këngëtarja shqiptare: “Para disa vitesh donin të më rrëmbenin në Greqi”
26 Qershor, 2022 | 6:06 pm

Irini Qirjako si rrallë herë ka folur për jetën e saj private.Këngëtarja e njohur tha se, shumë vite më parë donin ta “rrëmbenin” në Greqi për një jetë më të mirë pasi Shqipëria ishte në diktaturë.
“Dilnim gati dy herë në vit jashtë shtetit edhe në kohën e diktaturës. Edhe po të më shkonte mendja unë kisha merakun e familjes, prandaj nuk doja të arratisesha. Më kanë thënë që Irini ty donin të të “rrëmbenin”, ka treguar në një intervistë për Rovena Dilon këngëtarja e muzikës popullore.
Sipas saj, ata kishin plan rrëmbimi për mirë në Greqi të më mbanin duke më ofruar kushte të mira, por kisha merakun e familjes. Tani ma tha këtë gjë një miku im para dy javësh në Sarandë”, përfundoi rrëfimin e saj këngëtarja.