Kryefjala Logo

Elvana Gjata modele apo këngëtare?!

6 Prill, 2022 | 9:10 pm

Nuk thonë kot që një artist (veçanërisht në ditët e sotme) duhet të jetë paketë dhe këtë e vërteton më së miri, Elvana Gjata. Pas suksesit të këngës “Ex” e cila ka mbi 13 milion klikime në YouTube, Elvana duket edhe në super formë fizike.

Në “storyt” e fundit shohim një Elvanë tepër të palestruar dhe në formë të shkëlqyer. Këngëtarja e hitit “Loti” e cila jeton mes Gjermanisë dhe Shqipërisë herë pas here poston edhe sete fotosh në Instagramin e saj, që i ka kaluar më shumë se 1 milion followers.

E408D78C 11DE 4EDE B2CA 9FAFE14DA59C D2EC94BB 99BC 4F8C B12A 254F0EBBBC1F 25A4A32E AFDE 49A9 80F5 B7115595F1EA

Megjithatë prioriteti kryesor i artistes së njohur shqiptare mbetet muzika, pasi është vazhdimisht në koherencë me tregun duke publikuar këngë dhe herë pas here edhe ndonjë EP.

Vitin e kaluar (pikërisht në muajin prill) ajo publikoi albumin e saj “Çelu” që ishte një një vijim i suksesit të EP “3”.

Të ngjashme