Kryefjala Logo

Egla kundër Rozës:”O akrep, mu zhduk nga qafa, hiqmu!”

18 Prill, 2024 | 9:23 am

Në një kohë ku disa prej banorëve qëndronin në oborr duke komentuar rreth lojës së disa prej konkurrentëve të shtëpisë, disa të tjerë ishin të pozicionuar në dhomën e gjumit.

Ka qenë Roza dhe Egla të cilat kanë patur një ‘përplasje’ me njëra-tjetrën në dhomën e gjumit ku Egla i është drejtuar Rozës që ti hiqej qafe dhe duke iu drejtuar me fjalë të tilla si: akrep, zhapik…
“O akrep, shiko gjumin o gocë se do helmohesh fare, do na pëlcasësh ndonjë ditë këtu, do të pëlcasin tëmthat nga inati! Çlodhu o gocë, merr fuqitë. Na lër rehat dhe na u hiq nga qafa.”- shprehet Egla teksa Roza i është drejtuar nga ana tjetër: Ik!

“Ore plas ti nuk iki unë. Nuk iki unë me dëshirën tate mi! Zhapik! Ngele duke u ngjitur, hiqu qafe…”- i është kthyer Egla.

Të ngjashme