E çuditshme por e vërtetë!Tuna dhe Cozman përsëri bashkë…

2 muaj më parë

Përveç historisë së tyre të dashurisë, që mori fund disa vite më parë, Tuna dhe Cozman sollën edhe disa hite për publikun vite më parë.

Këngë si “Fenix” apo “Holla”patën mjaft sukses, por që pasi Tuna dhe Cozman i dhanë fund lidhjes romantike, ata nuk janë parë më në shoqërinë e njëri-tjetrit. Tuna është bërë mami e dy djemve, ndërsa Cozman ka vijuar me jetën e tij private.

“Prive” bën me dije se ata do të sjellin një duet të ri sëbashku. “Tuna dhe Cozman, pjesën personale nuk e kanë në mes. Ata janë pajtuar prej kohësh që të bashkojnë forcat, megjithatë puna ende nuk ka nisur”- u tha në emisionin Prive.

Të ngjashme