Kryefjala Logo

Donaldi, Fifi, Iliri, Einxhel dhe Monika do mbeten në hije. Arbana Osmani flet për BB VIP 2 dhe konkurrentët e rinj.

25 Nëntor, 2022 | 3:56 pm

Së shpejti pritet të filloj Big Brother VIP në Shqipëri, ku dhe Arbana ka filluar nga intervistat. Ditën e sotme Arbana ka qenë në një intervistë në “Wake Up”, ku sigurisht nuk i ka shpëtuar pyetjes së Big Brother.

“Big Brother Vip do të nisë brenda këtij viti. Është përzgjedhur kasti. Kemi kërkuar personazhe dhe karaktere që njerëzit të afeksionohen pas tyre. Edhe në edicionin e parë, publiku e ndiqte sepse u pëlqenin personazhet, jo skandalet. Ndryshe nga viti i kaluar janë personazhe më të njohur dhe kanë karriera më aktive dhe më të gjata. Ka një konkurrencë shumë më të madhe se kush do të hyjë, nga viti që shkoi. Kemi gati një edicion të ri me një kast të shkëlqyer që mbase do t’i lërë në hije ata të edicionit të kaluar”, është shprehur moderatorja.

Ndonse nënkuptohet se frazën, që personazhet e edicionit të kaluar që do të mbetin në hije janë: Fifi, Donald Veshaj, Ilir Shaqiri, Einxhel Shkira dhe Monika Lubonja.

Të ngjashme