Kryefjala Logo

Dafina bën gjestin (tipik shqiptar) pas krahëve të Kidës

21 Qershor, 2022 | 3:37 pm

Dafina Zeqiri dhe Kida kanë publikuar pak ditë më parë bashkëpunimin e tyre të parë “Luje Belin”. Një këngë që është pritur mirë nga publiku, por jo kënga më e komentuar e vajzave.

Por pak minuta më parë Dafina ka postuar në “Instastory” ku ironizon të gjithë kolegët e saj. E në fakt pas cdo bashkëpunimi ka gjithnjë debate e thashetheme pas krahëve .Ky nuk është rasti i Dafinës dhe Kidës pasi ato njihen prej vitesh dhe madje kur kanë realizuar këtë video kanë qenë bashkë.

Por të dyja (sidomos Dafina) kanë hatërmbejtje me kolegët e tyre. Kujtojmë këtu rastin me Taynën ku pas bashkëpunimit këngëtaret nuk flasin më, apo edhe me shumë artistë të tjerë si Tuna e Ledri. Edhe pse tani marrëdhëniet e tyre janë stabilizuar për një periudhë kohe Dafina nuk fliste me ta.

Të ngjashme