Showbiz
Chiara Ferragni në krah të Amadeus për Sanremo 2023
20 Qershor, 2022 | 9:33 pm

Chiara Ferragni është bloggere,influencer dhe udhëheq një kompani shumë të famshme me produkte që mbajnë emrin e saj.
Një emër suksesi ai i Chiara Ferragnit që jo më kot është zgjedhur qindra herë për revista nga më prestigjozet dhe imazh i disa prej firmave më të mira në botë.
Ka qënë vetë ajo e cila në faqen e saj të Instagramit ka zbuluar se do të jetë në krah të Amadeusit në natën e parë dhe të fundit të spektaklit më të njohur në Itali dhe jo vetëm,Sanremo.
Festivali pritet të mbahet në muajin shkurt të vitit 2023 dhe pritshmëritë janë të larta që tani.
“Faleminderit Amadeusit që më deshi në krahun e tij për të hapur dhe mbyllur Sanremo 2023”-shkruan Ferragni