Showbiz
Karriera si aktor e Capital T sapo filloi!
6 Prill, 2022 | 2:56 pm

Capital T ka bërë të ditur se do të jetë pjesë e filmit të titulluar “Jericho Ridge”. Filmi i regjisorit Will Gilbey, fitues i çmimit Bafta ka bërë pjesë të këtij prodhimi kinematografik edhe reperin nga Kosova.
Reperi i hitit “Magji” është shprehur shumë i emocionuar që po shkon drejt një rrugëtimi të ri krah aktorëve të njohur si Nikki Amuka Bird, po ashtu të nominuar në çmimet Bafta.
“Ishte absolutisht e mrekullueshme të ishe pjesë e kësaj, gjithashtu një falënderim i madh për ekipin më të mirë, secili individ që punoi për këtë”, shkruan Kapo në rrjetet sociale dhe ne s’na mbetet gjë tjetër veçse ti urojmë suksese.
Nga ana tjetër karriera e tij muzikore vazhdon të jetë e suksesshme dhe plot me koncerte, kështu që le të themi se 2022 është viti i Capital T.