Lifestyle
Zbulimi po shton shpresat për çiftet që nuk mund të lindin fëmijë
21 Tetor, 2021 | 11:34 am
Tani shkencëtarët australianë dhe belgë kanë gjetur një trajtim alternativ me pak invazivë dhe më të lirë, i cili mund të rrisë shanset që një grua të ngelet shtatzënë.
Metoda e re, e cila është aktualisht në fazë testimi në klinikë, përdor faktorë të rritjes për të përmirësuar trajtimin aktual të fertilitetit, i njohur si trajtimi in-vitro i maturuar.
Rezultatet e deritanishme kanë treguar përmirësim të cilësisë së vezëve dhe rritje deri në 50% në embrion, duke përdorur më pak ilaçe.
Metoda standarde e fertilizimit in-vitro kërkon që femrat të marrin hormone stimuluese gjëndrash për të stimuluar rritjen e vezëve para se ato të hiqen nga vezorja.
Ndërsa metoda e re e trajtimit in-vitro të maturuar i nxjerr vezët që në fazën e papjekur dhe i lë të maturohen në laborator. Hulumtuesit shkencorë thonë se kjo arrihet me stimulimin hormonal minimal.
Më përpara, shumica e mjekëve kanë rekomanduar trajtimin in-vitro për të ngelur shtatzënë. Por, edhe pse përdorimi i ilaçeve hormonale për trajtimin konvencional in-vitro është praktikuar shpesh dhe ka rezultuar i suksesshëm, doktorët thonë se ai mund të shkaktojë “shqetësime të konsiderueshme” për pacientët, ka ndërlikime shëndetësore dhe është i shtrenjtë.
Metoda e re e trajtimit in-vitro të maturuar është përmirësuar dukshëm nga hulumtuesit shkencorë, të drejtuar nga profesori i asociuar Robert Gilchrist, nga “Universiteti New South Wales”, në Australi. Ata kanë shtuar një kombinim të faktorit të rritjes (cumulin) dhe modulatorët cAMP, molekula të vogla lidhëse, tek qelizat e vezëve për të rritur cilësinë e tyre.