Lifestyle
Tre këshilla për ta nisur këtë të djelë me këmbë të mbarë
3 Tetor, 2021 | 11:04 am
- Ngrihu nga krevati dhe vëre trupin në lëvizje.
Është shumë e rëndësishme ta nisësh ditën me aktivitet fizik dhe për këtë nuk të duhet palestra. Disa ushtrime të thjeshta në shtëpi dhe na besoni e gjithë dita do jetë plot energji.
- Pije kafen në shtëpi
Kursen para dhe të shijon më tepër se ta pish jashtë. Kaq mjafton apo jo?
- Ha mëngjes
Doktorët dhe dietologët e vendosin theksin te konsumimi i mëngjesit, si vakti më i rëndësishëm i ditës. Nga ajo çfarë hani në mëngjes varet gjithë vazhdimësia e mirë e ditës. Kujdesuni të hani me qetësi dhe të merrni proteina dhe karbohidrate.