Si të përgatisni edhe ju verën e nxehtë,ideale për festat!

7 muaj më parë

Përbërësit për recetën:

  • 2 mandarina
  • 1 limon
  • 1 limon jeshil
  • 250 g sheqer pluhur
  • 6 karafila
  • 1 shkop kanellë
  • 3 gjethe dafine të freskëta
  • 1 arrëmyshk
  • 1 vanilje
  • 2 shishe verë të kuqe

Si ta përgatisim:

Hidhni sheqerin në një tigan të madh me nxehtësi të mesme dhe shtoni copa të lëkurës së limonit  dhe lëngun e mandarinave të shtrydhura.

Shtoni karafilat, kanellën, gjethet e dafinës dhe arrëmyshkun .

Hidhni pastaj dhe gjysmën e sasisë së vaniljes dhe shtoni verë të kuqe thjesht sa për të mbuluar sheqerin.

Lëreni në zjarr derisa sheqeri të shkrijë i gjithi në verën e kuqe dhe pastaj ngrijeni nxehtësinë derisa të arrijë temperaturën e zierjes.

Vazhdoni ta trazoni për 4-5 minuta ose derisa të keni një shurup të trashë.

Kur shurupi të jetë gati, uleni nxehtësinë dhe shtoni dy shishet e verës.

Lëreni verën me nxehtësi të ulët për rreth 5 minuta dhe kur të jetë e ngrohtë dhe e shijshme, hidheni në gota.

Të ngjashme