Shoqëria që ke është vërtet shoqëri e pastër?

4 muaj më parë

Shokët e vërtetë krijojnë kohë për ju, edhe nëse janë të zënë
Një shok nuk është dikush që gjen kohë për ju, por që krijon kohë për ju. Edhe nëse ata janë shumë të zënë, ata harrojnë për pak jetën e tyre për t’u marrë me ju. Nuk e keni shok të vërtetë nëse arsyeja pse nuk po shiheni shpesh është se “ai është shumë i zënë”.

Shokët e vërtetë të lejojnë të jesh vetvetja
Shokët e vërtetë nuk ju kërkojnë që të silleni ndryshe, përveç ashtu siç jeni në të vërtetë. Ata ju duan dhe nuk dëshirojnë t’ju kontrollojnë. Ata nuk mendojnë se duhet t’ju japin leje për të bërë diçka, ata thjeshtë ju lejojnë të jeni vetvetja.

Shokët e vërtetë të ndihmojnë të bëhesh një person më i mirë
Ata do të jenë aty për ty në kohët më të vështira, por ata dëshirojnë që ju të mësoni prej gabimeve dhe të bëheni një person më i mirë.

Shokët e vërtetë i shndërrojnë fjalët e tyre në vepra
Kur shokët e duan me të vërtetë njëri-tjetrin, ata bëjnë vepra dhe jo vetëm fjalë. Është më shumë se vetëm të flasësh.

Të ngjashme