Sa shanse ka që një test shtatëzanie të gabojë nëse del negativ?

7 muaj më parë

Është e mundshme që qeliza vezore është e ngjizur dhe që ka ndodhur shtatzënia, mirëpo trupi ende nuk ka filluar të prodhojë sasi të mjaftueshme të beta-hormonit HCG, që ka mundësi të matet.

Nëse testi shtëpiak për detektimin e shtatzënisë tregon rezultate negative,prisni disa ditë dhe provoni sërish. Rezultati negativ mund të thotë që nuk jeni shtatzënë, që testin e keni bërë shumë herët apo testi nuk është i rregullt.

Shumica e testeve nëpërmjet urinës nuk mund të detektojnë shtatzëninë derisa të afrohet periudha prej një deri në dy ditë para menstruacioneve. Dhe vetëm atëherë beta-HCG arrin nivel mjaftueshëm të lartë.

Menstruacionet vijnë mesatarisht 14 ditë pas ovulacionit, prandaj probabiliteti për test të rremë negativ në periudhën e pritjes së menstruacioneve është i ulët.

Të ngjashme