Rregullat e arta për mjeshtërinë që kërkon komunikimi:

5 muaj më parë

1-Të jeni të përgatitur dhe gjakftohtë.

Duke hyrë në zyrën e punëdhënësit potencial thuani diçka që do ta shkaktojë qeshjen e tij/të saj, por mos bëni shaka.

2-Silluni në dhomë në mënyrë autoritative.

Asnjëherë mos ecni pasigurt, me dy mendje! Guximi paraqet shprehje të rafinuar të vetëbesimit me anë të të cilit do të merrni miratim nga rrethi.

3-Jini të gëzueshëm.

Të shprehurit e papërcaktuar, të njëtrajtshëm lë përshtypjen e personit që nuk e ndien veten mirë, kurse biseda e gjallë ndikon në shfaqjen e grimasave të caktuara në fytyrë.

4-Bëhuni të paparashikueshëm.

Fillojeni bisedën rreth diçkaje së papritur në mënyrë që mu nga fillimi ta tërhiqni vëmendjen e dëgjuesit. Kjo mund të jetë ndonjë anekdotë, ndonjë fakt, ndonjë metaforë.

5-Kurrë mos lexoni gjatë prezantimit.

Në vend të kësaj përgatitni për vete shënime të shkurtra, kurse në margjinën e majtë të secilit paragraf mund të shkruani një fjalë që paraqet syzhenë asaj që dëshironi ta thoni.

Të ngjashme