Lifestyle
Pasi ta lexoni këtë artikull nuk do ta injoroni kurrë mëngjesin
24 Shtator, 2021 | 11:46 am
Kemi dëgjuar të thonë se mëngjesi është ushqimi më i rëndësishëm i ditës. Por a e dini pse?
1-Mëngjesi ju ndihmon të humbni peshë
Njerëzit të cilët nuk e hanë mëngjesin, kanë 50% më shumë gjasa që të bëhen me mbipeshë.
2-Mëngjesi përmirëson performancën intelektuale
Ngrënia e mëngjesit në fakt rrit nivelin e koncentrimit dhe përmirëson kujtesën tuaj dhe aftësitë e tjera mendore.
3-Mëngjesi është ushqimi më i mirë për t’ia filluar ditës
Është dëshmuar shkencërisht se njerëzit të cilët hanë mëngjes çdo ditë kanë më shumë energi gjatë ditës dhe zakonisht i hanë vaktet e tjera në një mënyrë më të balancuar.
4-Mëngjesi riaktivizon metabolizmin tuaj
Gjatë natës trupi juaj nuk merr ushqim për disa orë.Kështu që pasi të zgjoheni në mëngjes duhet të hani një mëngjes të mirë për të forcuar metabolizmin.
5-Mëngjesi ju ndihmon ta reduktoni ankthin
Nëse keni një mëngjes të mirë, nuk do të bëheni shumë të uritur dhe kështu do të evitoni mbingrënien gjatë drekës.
6-Mëngjesi përmirëson humorin
Është fakt. Edhe pse mund të tingëllojë çuditshëm, ushqimi në mëngjes ju bën të ndjeheni më të lumtur.
7-Ngrënia e mëngjesit përmirëson shëndetin e zemrës
Ngrënia e një mëngjesi të shëndetshëm përmirëson nivelet e kolesterolit në gjak.