Paolo Fox ju uron javë të mbarë me parashikimin për secilën shenjë

7 muaj më parë

Dashi

Sipas horoskopit të Paolo Fox, do të ketë një Hënë konfliktuale që do t’ju detyrojë të bëni kujdesin maksimal, veçanërisht në dashuri. Marrëdhëniet më të brishta do të mbrohen, nëse nuk doni të përfitoni prej tyre, për të hedhur gjithçka tutje. Mos i besoni kujtdo që do t’ju bëjë të ndiheni fajtor!

Demi

E hëna premton të jetë një ditë mjaft e ngarkuar. Nëse në dashuri gjërat shkojnë mirë, falë bashkëpunimit të një Venusi të bukur, në punë do t’ju duhet të përvishni mëngët. Ndryshime të reja në horizont. Kushtojini vëmendje shpenzimeve!

Binjakët

Java juaj do të fillojë me këmbën e djathtë. Një Hënë e bukur do t’ju mbushë me energji, gjallëri dhe kreativitet. Ju duhet t’i shfrytëzoni ato në maksimum duke punuar për diçka të re, sepse jeni ndjerë mjaft të pamotivuar në ditët e fundit.

Gaforrja

Siç tregohet nga horoskopi i Paolo Fox, e hëna do të jetë një ditë mjaft e lodhshme, sepse do t’ju duhet të përballeni me Venusin në kundërshtim dhe Hënën në kuadraturë. Ju do të dëshironi t’i kushtoni vëmendje, veçanërisht dashurisë. Mos lejoni që të pushtoheni nga negativiteti, nga konfliktet e brendshme. Shtyjeni çdo vendim për një ditë më të qetë.

Luani

Do të jeni ende plot energji, kreativitet dhe guxim. Nëse i keni rimbushur bateritë gjatë fundjavës, do të jeni gati të përballeni me sfidat e reja të punës të javës. Do të ketë nga ata që tashmë kanë nisur një ndryshim rrënjësor në profesionin e tyre, nga ata që do të duhet ta bëjnë së shpejti. Nuk do ju mungojë forca dhe vendosmëria.

Virgjëresha

Do të jetë një ditë interesante. Ju gjithmonë do të jeni në gjendje të mbështeteni te Venusi dhe Marsi në pamje të shkëlqyer. Dashuria, marrëdhëniet me të tjerët do jenë të kënaqshme, të këndshme ashtu si nuk ka ndodhur prej disa kohësh. E vetmja pengesë mund të përfaqësohet nga gjendja juaj financiare. Më shumë para se sa pritej mund të dalin në orët e ardhshme – kini kujdes!

Peshorja

Sipas parashikimeve astrale të Paolo Fox, e hëna premton të jetë një ditë e shkëlqyer. Hëna do të jetë në shenjën tuaj, Dielli dhe Mërkuri në një aspekt të favorshëm. Nëse keni një kërkesë për të avancuar në punë, duhet të shfrytëzni sa më shumë këto yje dhe të lëvizni brenda 48 orëve të ardhshme.  Në dashuri do të duhet pak më tepër kujdes.

Akrepi

Një ditë mjaft e këndshme ju pret. Hëna pas jush do të kërkojë një maturi në familje, veçanërisht me figurat femërore, nënën apo motrën tuaj. Për pjesën tjetër, mund të mbështeteni ende në forcën e Marsit në shenjë, që do t’ju japë të gjithë forcën që ju nevojitet për të përballuar angazhimet e shumta të punës.

Shigjetari

Do të keni mundësinë të rifitoni terren dhe energji, pas një fundjave mjaft të dobët. Gjatë ditës mund të mbështeteni në bashkëpunimin e Hënës, Diellit dhe Mërkurit. Çdo gjë në të cilën përqendroheni, dijeni se mund t’ju japë kënaqësi të madhe në të ardhmen. Pra, përvishni mëngët dhe përfshihuni!

Bricjapi

Siç parashikohet nga horoskopi i Paolo Fox, do të jetë një ditë mjaft e dobët. Ndërmjet të hënës 29 dhe të martës 30 nëntor, Hëna në kuadraturë do t’ju bëjë të ndiheni pak të rënë, ndoshta nervozë ose do t’ju shkaktojë ndonjë ndërlikim të vogël. Për fat të mirë, ju mund të rikuperoni nga e mërkura!

Ujori

Do të jetë një ditë shumë energjike! Gjatë ditës do të keni shumë planetë në aspekt të favorshëm, duke përfshirë Hënën, Diellin, Mërkurin, pa përmendur Jupiterin dhe Saturnin gjithmonë në shenjën tuaj. Do të jetë një fillim i shkëlqyer i javës, në të cilën mund të merrni kënaqësi të madhe nga çdo këndvështrim.

Peshqit

Ju pret një ditë më e mirë se ajo që sapo keni kaluar. Përfitoni prej saj, për të rikuperuar terren. Edhe nëse jeni duke përjetuar shumë pasiguri, ndryshime në dashuri dhe punë, nuk duhet të dëshpëroheni! Po kaloni një periudhë shumë me fat. Mundohuni të keni më shumë besim dhe optimizëm!

Të ngjashme