Lëkura e freskët, mbahet jo vetëm me kremëra por edhe me këto ushtrime.

9 muaj më parë

73-vjeçarja Eva Fraser ju tregon se si të ushtroheni për të pasur një lëkure perfekte dhe sigurisht të tregoni 15 vite më të rinj.

USHTRIMET E QAFËS:

Është mirë ta filloni me ushtrime qafe. Merrni frymë thellë për të mbajtur nofullat të relaksuara, pastaj ktheni kokën nga njëra anë në tjetrën duke parë mbi shpatulla. Mos i sforconi muskujt dhe përsëriteni këtë ushtrim 3 herë. Mundohuni të bëni lëvizje të buta. Ulni veshin e majtë në shpatullën e majtë dhe numëroni deri në 5. Përsëriteni ushtrimin 5 herë.

USHTRIME PËR SYTË:

Mos lëvizni kokën, vetëm sytë dhe numëroni deri në 5. Mbani kokën drejt dhe shikoni në të djathtë. Numëroni deri në 5. Përsëriteni këtë ushtrim edhe në anën e majtë.

USHTRIME TË TJERA ME MUSKUJT E FYTYRËS:

Mbani vetullat lart për 5 sekonda. Ngrini vetullat dhe mbani hapur sytë në të njëjtën kohë. Bëni buzët në formën e shkronjës “O”, pastaj bëni një buzëqeshje të gjerë. Përsëriteni këtë proces disa herë. Uluni dhe shikoni aq lart sa të mundni. Rrudhni buzët dhe mbani gjuhën jashtë për të ushtruar muskujt e qafës. Lëvizni hundën nga njëra anë në tjetrën. 5 minuta në palestër nuk mund të vlejnë shumë, por pesë minuta ushtrime në fytyrën tuaj bëjnë një diferencë të madhe. Ndryshimet do të jenë të dukshme në më pak se një muaj.

Të ngjashme