Kryefjala Logo

Simpsons parashikuan rezultatin e zgjedhjeve në SHBA 8 vjet më parë

7 Nëntor, 2020 | 10:26 am

Tifozët e Simpsons kanë vërejtur një parashikim elektoral të saktë që tregon ndarjen e Sh.B.A pothuajse siç duket tani, 8 vite më parë.
Në episodin e vitit 2012 ka arritur të gabojë vetëm me një shtet dhe kjo ishte Arizona.

Në episod shfaqet z.Burns që premton mbështetjen e tij për Mitt Pomney i cili shkoi kokë më kokë me Barack Obamën.

Personazhi vizatimor u përpoq të bënte një qen të zgjidhte midis kandidatëve, por para kësaj ai tregoi hartën e shtetit të ndarë në kuq e blu.

Kjo nuk është hera e parë që filmi vizatimor parashikon ngjarjet në të ardhmen.

Në 2001, “The Simpsons” parashikoi që Trump do të bëhej president dhe se vajza e tij mund të ndiqte hapat e tij.
Gjatë një episodi në 2016, ata treguan një distinktiv me emrin e saj gjatë zgjedhjeve të ardhshme në 2028.
Megjithëse shumica prej jush mendojnë se ndoshta nuk do të ndodhë… kujtohuni se e njëjta gjë ndodhi edhe kur Trump tha se do të kandidonte për President të SHBA.

Të ngjashme