Kryefjala Logo

Ja kush janë dy ish-banorët e Big Brother Albania që tashmë kanë ndërruar jetë. Kryefjala.com i rikujton me nderim

22 Shtator, 2021 | 5:39 pm

Banorët e Big Brother ndër vite në Shqipëri kanë qenë partisan të thyerjeve të disa tabuve dhe “shkeljes në kallo” të mentalitetit të ngjizur tek shqiptarët. Të gjithë në fillimet e “Vëllait të Madh” u përballën me paragjykimet në një format krejt të ri në audincën shqiptare në një kohë kur ende në televizion nuk ishte zhvilluar një emision ku të flitet hapur për temat sociale.

Një projekt televiziv që ka të bëjë me jetë njerëzore, do të ishte e pashmangshme nëse do të mungonin mesazhet që jepen. Tragjeditë, vështirësitë dhe mënyra sesi banorët janë përballur me to madje duke I treguar dhe në presionin e dhjetra kamerave natë e ditë.

Adela Xhamani është një ndër dy banorët që tashmë nuk jeton më mes nesh. Ajo ndërrojë jetë si pasojë e një arresti kardiak rreth orës 4:00 të mëngjesit te disa viteve me pare. Ajo gjendej në banesë në momentin që ka ndodhur goditja fatale, ndërsa edhe pse 2 mikeshat e saj kanë njoftuar ambulancën, përpjekjet për ta sjellë në jetë kanë qenë jo me sukses.

Nuk harrohet guximi që pati mësuesja e gjuhë-letërsisë nga Kavaja, kundrejt cdo vështirësie dhe paragjykimi ajo hyri në BIG BROTHER, nuk ngurroi të ishte vetvetja madje dhe dashuroi Bjordin , një prej cifteve më të komentuara të Shoë Bizzit të kohës. Ajo arriti të bëj realitet ëndrrën për të qenë gazetare, por jeta fatkeqsisht nuk ia mundësoi që ta shijonte më gjatë sukesin.

adelaadela xhama 1200x630 1

Banori i dytë që ka ndërruar jetë është Shkëlqim Brushilli ose I quajtur ndryshe Cimi. Ai gjithashtu pati paragjykime për të mposhtur, fakti që ishte banori i parë me moshën më të madhe se të tjerët I cili ishte im artuar dhe me fëmijë, ishte një risi për shqiptarët të shikonin një familjar në reality shoë të rrethuar nga rinia.

Për fat të keq ai ka ndërruar jetë pasi vuante prej vitesh nga kanceri rreth 4 vite me pare. Shkëlqim  Brushulli ka ndërruar jetë në spital në Gjermani duke lënë pas dy fëmijët e tij, vajzën dhe djalin. Ai kurohej atje prej vitesh për sëmundjen që e kishte prekur; një kancer i rrallë që shkaktohej nga një infeksion në gjak.

download 3 2bigu 1200x630 1

 

Të ngjashme