Lifestyle
Konsumoni shumë oriz?Kujdes nga ajo çfarë përmban
6 Prill, 2022 | 12:29 pm
Ishte Consumer Reports që publikuan një raport lidhur me prezencën e arsenikut në oriz.
Gjëndet më shumë në rizoto dhe sushi.
Arseniku është një lëndë natyrale që gjendet edhe në ujë edhe në tokë.
Arseniku vjen edhe si pasojë e ndotjeve të mjedisit.
Përqëndrimi i arsenikut në oriz është më i lartë për vetë faktin që orizi e absorbon më lehtë sesa ushqimet e tjera.
Orizi me ngjyrë kafe sipas një studimi kishte më tepër arsenik sesa orizi i bardhë dhe niveli i arsenikut varet edhe nga zonat gjeografike në të cilat rritet kjo bimë.
Consumer Report ofrojnë këshillat e tyre për konsumatorët:
•Mos e përjashtoni orizin nga dieta ushqimore
•Konsumimi i ndryshëm i ushqimeve në dietën tuaj, pra jo vetëm një lloj ushqimi të vetëm në sasi të madhe pasi nuk është i këshillueshëm.