Lifestyle
Ju japim tre arsye pse duhet të dashuroni një djalë më të shkurtër se ju
12 Shtator, 2021 | 5:42 pm
1. Personat që ndihen mirë me gjatësinë tuaj ndihen mirë edhe me
intelektin, ambicien, talentin tuaj. Nëse nuk ia ndjen për gjykimin e të
tjerëve, do të thotë se ju vlerëson për atë çka jeni.
2. Ju ndihmon të tejkaloni pasiguritë mbi përmasat tuaja. Shumica e
vajzave të gjata kanë “kompleksin e madhësisë”. Por një partner më i
shkurtër do t’ju mësojë t’i shikoni gjërat përtej përmasave, përfshirë
veten tuaj.
3. Studimet thonë se meshkujt më të shkurtër përfshihen më shumë
në çështjet e shtëpisë. Që nga pastrimi e deri tek të ardhurat
financiare, sipas studimeve meshkujt e shkurtër janë më të prirur t’ju
ndihmojnë.Ata shkojnë përtej mendësive
tradicionale të tipit “burri për punët jashtë, gruaja brenda”.