Fakte rreth intimitetit që i keni ditur gabim dhe po ju prishin punë

7 muaj më parë

•Seksi duhet të jetë fantastik çdo herë
Disa njerëz janë perfeksionistë nga ana e seksit, pasi presin kushtet ideale për ta bërë atë, si për shembull koha e lirë nga të dy, eksitimi i përbashkët, pa fëmijë përreth apo me gjendjen më të relaksuar.

Nëse nuk keni ndonjë situatë të keqe në shtrat, terapistët e seksit thonë se kjo nuk do t’ju nxisë të sfidoni veten me gjëra të reja. Mjaft ushtruat shumë presion, por në vend të kësaj kërkoni një lidhje fizike që ju jep kënaqësi.

•Seksi është shumë më i mirë në rini
Një studim ka zbuluar se kulmi i viteve aktive të seksualitetit janë të tridhjetat për femrat, pikërisht hapësirë kohore kur shumica e çifteve merret me fëmijët, kreditë dhe karrierën. Besimi seksual, sipas studimeve të tjera, shfaqet vërtet në moshën 60 dhe 69-vjeçare.

•Seksi i mirë është spontan
Asgjë nuk e zemëron eksperten e fushës, Tracey Cox, më shumë sesa njerëzit që thonë “seksi duhet të jetë spontan dhe të ndodhë natyrshëm. Nëse e planifikon dhe angazhohesh je me njeriun e gabuar”. Ky lloj mendimi jo vetëm që është naiv dhe jo i pjekur, por i bën njerëzit të ngrenë pikëpyetje për marrëdhëniet e mira dhe të lumtura.

•Burrat janë gjithnjë gati
Shoqëria është gati të pranojë se dëshira e femrës ndryshon gjatë muajit pjesërisht prej ndryshimeve hormonale dhe menstruacioneve. Por, si burrat edhe gratë kanë raste të caktuara gjatë ditës, javës apo muajit kur ndiejnë se duan të bëjnë apo jo seks.

•Diçka nuk shkon nëse nuk kënaqeni plotësisht
Ekspertët thonë se e vetmja arsye përse duket se gratë e kanë më të vështirë të arrijnë orgazmën, është ngaqë ne presim që seksualiteti i grave të funksionojë ashtu si ai i meshkujve.

Çdo femër duhet ta njohë trupin e saj dhe të kuptojë se cila është pjesa më e ndjeshme dhe në këtë aspekt ta shfrytëzojë atë

Të ngjashme