Fakte psikologjike që tregojnë si jeni të gatuar

7 muaj më parë

1-Refuzimi ndihet si një dhimbje fizike.

Neuroshkenca zbuloi se refuzimi dhemb ashtu si një dhimbje fizike.

2-Harresa=Inteligjencë

Shkencëtarët kanë zbuluar se harresa është po aq e rëndësishme sa edhe kujtesa. Një memorie e keqe është në fakt një hapësirë për informacione të rëndësishme si dhe ndihmon trurin që të mos humbasë shumë energji.

3-E kuqe-jeshilja dhe blu-e verdha. Ngjyrat që ekzistojnë, por ne nuk mund t’i shikojmë.

Ju nuk do të mund as t’i imagjinoni këto ngjyra pasi nuk keni as edhe një pikë reference, por ato ekzistojnë dhe quhen ‘Ngjyrat e ndaluara’.

4-Fobitë tuaja mund të jenë kujtime të trashëguara nga paraardhësit tuaj.

Kujtimet dhe fobitë mund të trashëgohen ndër breza. Nëse ju nuk arrini të kuptoni arsyen pse keni frikë të notoni, atëherë ky mund të jetë një kujtim i trashëguar.

5-Mund të kujtoni vetëm 3-4 gjëra në të njëjtën kohë.

Ne mund të kujtojmë vetëm 4 gjëra në të njëjtën kohë dhe kjo është vërtetuar shkencërisht.

6-85 % e gjërave për të cilat ne shqetësohemi në fakt nuk ndodhin asnjëherë.

Një studim zbuloi se pjesa më e madhe e gjërave negative që ne imagjinojmë nuk materializohen asnjëherë.

7-Sa më të lumtur të jeni aq më pak gjumë ju nevojitet.

Trishtimi rrit nevojën për të fjetur më shumë.

Të ngjashme