Lifestyle
Do të ishit më të lumtur nëse këto informacione nuk i ndani në rrjetet sociale
1 Tetor, 2021 | 12:06 pm
Deri para pak dekadash, rrjetet sociale as që nuk ekzistonin, tani psikologët e sociologët kryejnë studime shkencore mbi sjelljet e njerëzve në këto hapësirat virtuale.
Para pak kohësh, psikologët dolën në përfundimin se njerëzit që postonin aktivitetet e tyre të palestrës në rrjetet sociale janë narcistë.
Këta njerëz përditësojnë arritjet e tyre pasi kanë nevojë për vëmendjen e motivim nga miqtë e tyre virtual. Por nëse ky veprim nuk përbën asnjë rrezik serioz, studiuesit dhe ekspertët e kiberntetikës bien dakort se postimi i disa informacioneve të vlefshme mund të krijojë situata aspak të këndshme.Mis postoni:
1. Patentën e shoferit
Patenta juaj përmban datën e lindjes, foto dhe gjithëfarë informacioni tjeter i vlefshem për “hajdutët e identitetit”
2. Planet tuaja të pushimeve
Mos shkruani asgjë në internet kur do të largoheni dhe sa kohë do të zgjasë udhëtimi. Ky informacion është si minierë ari për keqbërësit.
3.Faqet e brendshme te pasaportës
Kodet dy-dimensionale dhe kodet QR mund të mbajnë shumë informata dhe kodet e printuara mund të lejojnë që dikush të zbulojë më shumë rreth jush.
4. Si ndiheni me të vërtetë për shefin tuaj ! mendimet për koleget e jo vetem bëni mirë t’i ndani në një bisedë private mes miqsh të vërtete sesa në murin e facbook-ut.
5. Informacione për fëmijët tuaj
Çdo prind vendos vetë nëse dëshiron të postojë foto të fëmijëve, por sigurohuni që në facebboj most ë ndani të dhëna të rëndësishme si adresa e shkollës, momentet kur ai është vetëm etj.