Çiftet në Japoni nuk flenë bashkë dhe gjejeni pak..Janë shumë të lumtur!

4 muaj më parë

1-Fjetja e nënës me fëmijën është e rëndësishme
Sipas një studimi fjetja e fëmijës me prindërit i ndihmon të dyja palët të bëjnë gjumë më të qetë. Madje ndihmon që fëmija të ketë temperaturë konstante dhe rrahje zemre normale. Ky zakon bën që të vegjëlit e tyre të rriten me më shumë vetëbesim dhe kanë prirje për të patur rezultate të larta në shkollë.

2-Axhenda e punës
Kjo është një nga arsyet kryesore përse çiftet japoneze flenë në shtretër të ndarë. Ata nuk e pranojnë dot që të zgjohen sepse partneri apo partnerja kthehet vonë nga puna apo se duhet të zgjohen herët. Qetësia ka shumë rëndësi për ta. Askush nuk shqetësohet dhe gjumi është më i mirë.

3- Nuk ka të bëjë me problemet në marëdhënie
Shumë çifte nisin të flenë veç e veç atëherë kur ata nuk shkojnë më me njëri tjetrin. Mirëpo japonezët e shohin ndryshe. Ata e vlerësojnë gjumin dhe s’duan asnjë ndërhyrje. Ata nuk dëshirojnë të dëgjojnë gërhitje, të ndjejnë shkelmime apo të kenë pagjumësi.

Të ngjashme