Lifestyle
Botox-i:A është i rrezikshëm dhe çfarë duhet të dimë
24 Tetor, 2021 | 12:41 pm
Rrudhat në fytyrë mund të lënë shumë njerëz me mungesë vetëbesimi dhe me dëshirë të madhe për ta rikthyer pamjen rinore.
Disa bëjnë ndërhyrje kirurgjike ndërsa disa të tjerë injektojnë Botox që t’i largojnë shenjat e dukshme të plakjes.
Mirëpo shumë të tillë frikësohen se injeksionet mund ta dëmtojnë pjesën tjetër të trupit të tyre, për shkak se disa studime kanë zbuluar se ajo kemikale toksike që e ngrinë fytyrën, mund të shpërndahet nëpër trup.
Por mos u brengosni. Tani një dermatologe po thotë se Botox-i është i sigurt dhe mund të ndaloni së injektuari kur të doni dhe s’do të keni asnjë efekt.
Dermatologia Alison Bridges nga Mayo Clinic në Minnesota, ka thënë se këto injeksione janë më efektive tek të rinjtë. Mirëpo kjo s’do të thotë se ata mbi moshën 65 vjeçare duhet t’i shmangin injeksionet, pot thotë se ata thjesht duhet të jenë më të kujdesshëm për limitet.