Lifestyle
Bestytnitë që njihen në të gjithë botën rreth festave:
16 Dhjetor, 2021 | 12:59 pm
Bestytnitë janë të lidhura me çdo festë ashtu siç janë edhe me Krishtlindjen.
Përshembull kemi disa si këto:
1-Personi i parë që hap derën mëngjesin e Krishtlindjes duhet të thotë” “Mirëseerdhe Babai i Krishtlindjes” për të uruar ardhjen e Krishtlindjes dhe kjo ndihmon që të largohen shpirtrat e këqinj.
2-Keku i Krishtlindjes gjatë shekullit të XIX konsumohej në vigjilje të Krishtlindjes. Gjithashtu besohej se nëse keku pritej përpara se dita të agonte do të sillte fat të keq.
3-Pas natës së 12-të të Krishtlindjes zbukurimet duhet të hiqen, sepse në këtë mënyrë sjellin fat të mirë.
4-Për të pasur shëndet të mirë në vigjilje të Krishtlindjes duhet të konsumosh një kokërr mollë.
5-Asnjëherë mos jepni/dhuroni këpucë për Krishtlindje tëk njerëzit tuaj të afërt. Mendohet se atij personi që i dhuron këpucë shumë shpejt do të largohet nga jeta juaj.