Lifestyle
A i duhen prerë fëmijës flokët kur mbush 1vjeç?Flasin ekspertët;
14 Nëntor, 2021 | 1:03 pm
Shumica e prindërve shpresojnë që pas qethjes së parë, flokët e bebes së tyre do të forcohen dhe do të bëhen më të dendur.
Fatkeqësisht, ekspertët theksojnë që kjo nuk është e vërtetë, transmeton Telegrafi. Qethja apo rroja nuk kanë kurrfarë lidhjeje me atë se sa do të jenë të dendur flokët e bebeve.
Flokët rriten nga folikula nën lëkurën e kokës, dhe ajo që bëni me flokët në sipërfaqe nuk ndikon në flokët të cilat zhvillohen në folikulë.
Kur flokët e rruara sërish rriten, mbase do të na duket që janë më të dendur, sepse skajet janë të së njëjtës gjatësi, ndërkaq qimet veç e veç kalojnë nëpër ciklin e pushimit dhe të rritjes.
Prandaj, është normale që bebja t’i humbë flokët të cilat i ka pasur menjëherë pas lindjes, gjë që ndodh përafërsisht rreth muajit të katërt.