Kryefjala Logo

Tragjedi në Shkodër/ Motra e gruas që është hedhur në lumë: Dhunohej barbarisht nga bashkëshorti

5 Maj, 2024 | 1:38 pm

Të tjera detaje tronditëse dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi Shkodrën dhe mbarë opinionin publik.

Nëna dhe tre fëmijët e saj dyshohet se janë mbytur në lumin e Bunës, ndërkohë që trupi i një prej vajzave të saj, 9 vjeçe është gjetur.

Mësohet se motra e gruas pas njoftimit se ajo dhe 3 fëmijët janë zhdukur ka shkuar në policinë e Shkodrës dhe ka treguar se Alma Arrizi dhunohej barbarisht, bashkë me fëmijët e saj, nga bashkëshorti.

Dëshmia e saj, por dhe shenjat e dhunës në trupin e vogëlushes që u gjet e mbytur i krijuan bindjen policisë për ta vënë në pranga Erdys Arrizin për veprën penale të shkaktimit të vetëvrasjes.

Të ngjashme