Kryefjala Logo

Rama fajson Moskën për rritjen e çmimit të bukës në Shqipëri: “Çmimi bukës është rritur kudo…”

28 Shtator, 2021 | 11:49 am

Prej ditësh cmimi i bukës në Shqipëri është rritur me 20 lekë duke shkuar mesatarisht në 100 lekë nga 80 lekë që ka qenë më parë. Edhe në rastet kur disa furra buke nuk kanë rritur cmimin, mësohet se në vend të kësaj kanë ulur peshën e bukës në disa gram.

Pas takimeve intensive në Kosovë, Kryeministri Edi Rama ishte I ftuar në emisonin “Open” nga Eni Vasili në Top Channel u intervistua nga 3 gazetar për cështje të ndryshme. Në një prej këtyre pyetjeve ishte dhe arsyeja e rritjes së cmimit të bukës. Rama u përgjigj duke thënë se kjo rritje ka ardhur si pasojë e taksës së eksportit të vendosur nga Rusia.

 

“Furnizuesi  më i madh i grurit në Europë është Rusia dhe ajo ka vendosur një taksë eksporti, kjo ka bërë që çmimi të rritet kudo dhe këtë nuk e ndalon dot duke marrë masa nga lart poshtë pasi lidhet drejtpërdrejtë me tregun. Edhe ulja e TVSH nuk ka sjellë ndonjë rezultat nën uljen e çmimit. Për fat të mirë ndikimi mund të ishte edhe më i madh dhe të ishte realisht problematike. Kjo rritje nuk ka ndodhur për herë të parë, është e treta herë që rritet gruri”- është shprehur Rama.

Të ngjashme