Lajme
Me dekretet e kuqe në dorë, qeveria “Rama 3” pret semaforin pasi u betua përpara Presidentit Ilir Meta
18 Shtator, 2021 | 10:54 am
Në mëngjesim e ditës së sotme, Kryeministri Rama dhe kabineti i tij i Ministrave pasi morën në parlament para pak ditësh votëbesimin, kryen betimin përballë Presidentit të Republikës, Ilir Meta.
Pasi bënë betimin qeveria e re doli nga presidenca duke bërë foton zyrëtare, me githë ministrat dhe vetë kryeministrin të cilët mbanin në dorë dekretet e Presidentit.
Pas daljes nga oborri presidencial, qeveria e re u nis me këmbë drejt godinës së kryeministrisë , ndryshe nga mbërritja në Presidëncë ku erdhën me mjetet e tyre. Kabineti respektoi semaforin e kuq dhe kaloi në vijat e bardha të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Hyrja në kryeministri e tyre shënon dhe takimin e parë ministror ku Edi Rama do të japë këshillat dhe do të shpjegojë mbi kodet etike duke paralajmëruar cdo ministër/ministre për përgjegjësitë e tij ose të saj.