Lajme
PADI ne SPAK per truallin e “Teatrit Kombetar”.Mehdi Malkaj:”Shqiperine e mori Edi,i vu zjarr..”
2 Gusht, 2021 | 12:55 pm
Aleanca per teatrin ka dorezuar sot ne SPAK kallezimin e VKM-se per kalimin e truallit ku ishte ndertuar “Teatri Kombetar” te Bashkia e Tiranes.
Avokatja qe mbron ceshtjen,Ardiana Kalaja eshte shprehur perpara mediave se kallezimi eshte bere kunder Kryeministrit dhe nje sere drejtuesish te tjere te qeverise.Ajo ka kerkuar qe te zbatohet vendimi i dhene nga Gjykata Kushtetuese per vendosjen ne sekuestro te punimeve ne truallin e Teatrit te dikurshem.
Nderkohe regjizori Edmond Budina ka akuzuar Rames se eshte burracak dhe ka frike ta firmose vete vendimin:
“Ne jemi përsëri këtu për të denoncuar një tjetër akt vandal të një qeverie kriminale. Kjo VKM shkel rëndësh Kushtetutën dhe ata që e bëjnë ca burracakë. Kryeministri nuk e firmos vetë por ia lë në dorë të tjerëve, kjo tregon burracakëri. Nëse ka guximin të firmosi vetë, të dalë me fytyrën e tij. Akti i fudnit është një shkelje e Kushtetutës për vendin. Ne do vijmë përditë të vazhdojmë me kallëzime të tjera. Ne jemi që qytetari të fitojë të drejtën e vet në vendin e vet”, tha regjisori.
Fjalen e ka marre edhe aktori Mehdi Malkaj ku ka “pershendetur” Kryeministrin me vargjet e famshme te Andon Zako Cajupit,sigurisht te modifikuara si me poshte:
“Shqipërinë e mori Edi i vu zjarr
Shqiptar mos rri, po duku, shqiptar
Të ka bërë shqipëria, luftëtar
Si s’të lodhi Edi Rama, o shqiptar”,