Ndalohen 15 kandestinë sirian në Vlorë, ishin nisur në skaf për në…

1 vit më parë

15 persona të kombësisë siriane janë ndaluar nga Polica e Shtetit në Portin  e Vlorës gjatë orëve të mëngjesit të sotëm. Klandestinët nga Siria pas ndalimit janë arrestuar duke dështuar në një tentative për kalim të paligjshëm të kufirit drejt Italisë.

Ata janë dërguar në komisariatin e Vlorës nga ku do të merren në pyetje. Mendohet se klandestinët janë sjellë në port me anë të një gomone dhe mbetet e paqartë vendi ku u kapën.

 

Vlora prej kohësh është bërë pjesë e eksodit të shteteve të Lindjes së Mesme ku me qindra klandestinë mundohen të mbërrijnë në Itali kjo pasi Vlorë-Bari është segmenti më i afërt detar me Italinë në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Qyteti bregdetar njihet për eksodet e disa vitev më parë ku shqiptarët lundronin në mënyrë të rrezikshme me gomone për të shkuar në “tokën e premtuar”.

Të ngjashme