Kryefjala Logo

U kërkonte euro personave që ishin në kërkim, si u zbulua polici i “FAST Albania” në Elbasan

30 Nëntor, 2021 | 7:43 pm

Sokol Fana, agjenti i njësisë policore “Fast Albania”, që u arrestua në Elbasan për akuzën e “Kallëzimit të rremë” dhe “Shpërdorimit të detyrës”, u zbulua nga një oficer policie që shërben pranë komisariatit nr.4 në Tiranë dhe një efektiv i Gardës së Republikës.

Fana, duke shfrytëzuar dokumentin e policisë dhe një armë tip “Glock”, në muajin tetor 2021 ka shkuar në lokalin “S.. “ në Elbasan, që administrohet nga Klodjan H, duke i treguar këtij të fundit se kishte probleme me drejtësinë italiane dhe se për këtë duhet të arrestohej.

Të ngjashme