Kryefjala Logo

Tirane/ I riu hidhet i zhveshur nga ura e Institutit

23 Dhjetor, 2020 | 3:05 pm

Një i ri në periferi të kryeqytetit është hedhur nga një lartësi dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital, por jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se 30-vjecari me iniciale P.S. e ka kryer aktin në gjendje të rënduar psikologjike.

“Rreth orës 12:30, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëhedhur nga ura e Institutit, shtetasi P.S., 30 vjeç, i cili u dërgua menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

Në media ndërkohë, janë publikuar pamjet kur i riu hidhet nga ura. Në pamje shihet se si krejt i zhveshur, ai vrapon në rrugë, ngjitet në parmakun e urës dhe më pas hidhet nga lartësia. Dëshmitarë kanë denoncuar për media vonesën për rreth 1 orë të ambulances për ti dhënë ndihmë të lënduarit.

Boldnews

Të ngjashme