Kryefjala Logo

Studentët e Mjekësisë arrijnë dakordësinë me rektorin e Universitetit

30 Tetor, 2023 | 2:57 pm

Studentët e Mjekësisë kanë arritur dakordësi me rektorin e Universitetit, Arben Gjata pasi bojkotuan mësimin dhe nisën protestën kundër ligjit që i mban peng 5 vite diplomën.

Pas takimit, rektori Gjata u ka pohuar se do t’i mbështesë deri në daljen e vendimit të Gjykatës, dhe se deri në atë kohë, nuk do të kenë kushte për plotësim kontrate.

Studentët vendosën të rikthehen në auditore pasi morën sot (30 tetor) garanci nga Arben Gjata për mbështetjen e kërkesave të tyre.

Studentët e Mjekësisë kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese padinë për ligjin e ri që iu mban peng diplomat me 5 vite punë në Shqipëri.

Me rinisijen e vitit akademik, ata refuzuan të riktheheshin në Universitet duke nisur protestat kundër ligjit që i vendos mes dy zgjedhjeve.

Të ngjashme